"UM KQRKE, POR SUM PAJKE"
-1709633790036.png)
"UM KQRKE, POR SUM PAJKE"
Kjo fjali (më specifikisht folja "këqyr"), që e gjeta rastësisht në një nga forumet për gjuhën shqipe dhe kontestohej si dialektore e madje edhe joshqipe, është tërësisht e saktë dhe në shqipen standarde.
Ideja e kompleksve të tilla, që foljen "këqyr" ta bëjmë të barasvlefshme me foljen "shikoj" është e gabuar sepse nuk janë semantikisht të njëjta- pra, kanë sasi të qëllimshmërisë të ndryshme. Për dallim nga folja "këqyr" që ka qëllimshmëri të lartë në shembullin "këqyr televizorin" dhe qëllimshmëri më të ulët në shembullin "shikoj televizorin"- që duket që vetëm ia kemi lëshuar sytë.
Çdo ditë përballem me pyetje të tilla nga studentët, që shumë fjalë i kontestojnë si jostandarde për shkak të arealeve dialektore nga vijnë dhe mungesa e dijes për standardin gjuhësor.
~Prof. Qëndrim Morina
0 Shikime
Komente